Përpiluesi i alfabetit dhe abetares së parë shqipe

Përpiluesi i alfabetit dhe abetares së parë shqipe

225-VJETORI I LINDJES SË NAUM VEQILHARXHIT Sot shënohet 225 vjetori i lindjes së Naum Veqilharxhit, ideologut të parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtarit të shquar, illuministit e veprimtarit të shkollës shqipe. Lindi në Vithkuq të Korçës, ku kaloi fëmijërinë. Para vitit 1806 mërgoi me familjen në Moldavi (Kishinjev). Më 1821 mori pjesë në kryengritjen e eteristëve në Rumani kundër robërisë osmane si një nga udhëheqësit e saj, bashkë me Shqiptarë të kolonisë së atjeshme. Iu kushtua çështjes së Çlirimit të Shqipërisë, duke u udhëhequr nga ideja themelore iluministe se një popull mund të dalë nga prapambetja vetëm po të shkruajë gjuhën amtare dhe po të përhapen arsimi dhe kultura kombëtare. Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33...