Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë
Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur për rreth dy muaj ish-të dashurën e tij dhe më pas e ka marrë me forcë në automjet, ku dyshohet se e ka dhunuar dhe kërcënuar. Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja më e rëndë dyshohet se ka ndodhur më 17 shtator 2026, kur 33-vjeçari e ka futur me forcë ish-partneren në automjet. Hetimet tregojnë se brenda mjetit ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur. Rasti nuk është mbyllur me kaq. Një ditë më parë, 33-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar edhe punëdhënësin e gruas, me qëllim që ajo të largohej nga puna. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar, ndërsa çështja do t’i kalojë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al