Përndiqte një 23-vjeçare dhe familjen e saj / 35-vjeçari arrestohet në Durrës

Përndiqte një 23-vjeçare dhe familjen e saj / 35-vjeçari arrestohet në Durrës

Një 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit pasi dyshohet se ka përndjekur një 23-vjeçare dhe familjarët e saj.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin-M. C., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 23 vjeçe dhe familjarë të saj, banues në fshatin Xhafzotaj; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Burimi: Sot.com.al