Përmirësimi i cilësisë së Arsimit, mësuesit dhe studentët në Greqi dalin në protestë!
Mësuesit në Greqi do të zhvillojnë një grevë 24-orëshe të mërkurën, më 21 tetor. Krahas ndërprerjes së punës, janë paralajmëruar tubime në Athinë, Selanik, Samos dhe zona të tjera të vendit. Në protestat e paralajmëruara pritet të marrin pjesë edhe nxënës dhe studentë, të cilët kërkojnë përmirësimin e sistemit arsimor dhe rritjen e sigurisë në institucionet arsimore. Në Samos, tubimi është planifikuar të nisë në orën 11:00, në sheshin Pythagoras, në Vathi. Organizatorët u kanë bërë thirrje mësuesve, prindërve dhe nxënësve që t’i bashkohen protestës. Në Athinë, grumbullimi do të zhvillohet në sheshin Propylaia, në orën 12:00, ndërsa në Selanik protesta është planifikuar për në orën 11:30. Çfarë kërkojnë mësuesit? Ndër kërkesat kryesore të mësuesve janë rritja e pagave me 20%, rikthimi i pagave të...
Burimi:
javanews.al