Përmbytjet në Turqi, rritet numri i viktimave në Stamboll, vijojnë kërkimet për të zhdukur

Përmbytjet në Turqi, rritet numri i viktimave në Stamboll, vijojnë kërkimet për të zhdukur

Numri i viktimave nga përmbytjet e rënda në Turqi është rritur, pasi trupi i një burri u gjet mëngjesin e së hënës, më 19 tetor, pranë skelës së trageteve në Ayvansaray, në Stamboll. Sipas një deklarate të Prefekturës së Stambollit, viktima është identifikuar si një person që rezultonte i zhdukur pas reshjeve të dendura të shiut që goditën qytetin më 14 tetor. Ndërkohë, autoritetet turke vijojnë kërkimet për një person tjetër që rezulton i zhdukur, ndërsa po punohet për të vlerësuar pasojat e motit të keq. Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në disa zona të qytetit, duke i kthyer rrugët në rrjedha të fuqishme uji dhe duke marrë me vete automjete. Situata detyroi gjithashtu mbylljen e shkollave dhe shkaktoi probleme të konsiderueshme në...