Përmbysje spektakolare në Champions League, Manchester United mposht Romën në një fund dramatik!
Manchester United ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në Champions League, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2 në “Old Trafford”, pas një përmbysjeje që do të mbahet mend gjatë. Skuadra angleze e Michael Carrick ishte në disavantazh të dy golave, por reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Roma e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 11-të me Matias Soulé. Vetëm shtatë minuta më vonë, Donyell Malen dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, duke e vështirësuar ndjeshëm misionin e vendasve. Manchester United u rikthye në lojë në minutën e 58-të, kur Bruno Fernandes realizoi një penallti të përsëritur, pasi tentativa e parë ishte ndalur nga portieri kundërshtar. Kur Roma mendonte se do të largohej me një...
Burimi:
sportekspres.com