Përmbajtja e “Illyricum Sacrum” nga At Daniele Farlato, një kryevepër ende për tu zbuluar

Përmbajtja e “Illyricum Sacrum” nga At Daniele Farlato, një kryevepër ende për tu zbuluar

At Daniele Farlato dhe vëllimet e botuara të kryeveprës së corpusit “Illyricum Sacrum” Në këtë kryevepër është mbledhur gjithçka që ka qenë e mundur të mblidhet sipas metodës dhe kritereve të shkencës historike të asaj kohe. Shkencëtarët, historianët dhe studiuesit, jo vetëm të asaj kohe, por edhe në shekujt e mëvonshëm si p.sh. Assemani, Sommervogel, Theiner, Valentinelli, Šufflay, Cambi, Ljubić, Jireček, Katalinić, Šišić, Bulić, Patriarca, etj., me respektin më të madh kanë pranuar punën dhe rezulatet që kanë arritur autorët e veprës, duke e quajtur atë si një vepër e jashtëzakonshme historike, por natyrisht, edhe duke vënë në pah lëshimet e natyrshme që ishin karakteristike për shkollën e asaj kohe, si rrjedhojë e kushteve objektive, por edhe faktorëve të ndryshme shoqërorë, kulturorë dhe politikë. Át Farlsti i...