Përkujtohet shkrimtari e skenaristi i shquar, Dhimitër Xhuvani
Më 19 tetor të vitit 2009 u nda nga jeta shkrimtari, dramaturgu, skenaristi dhe publicisti Dhimitër Xhuvani. Ai ishte një prej autorëve më të njohur të letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX. Dhimitër Xhuvani lindi më 23 maj 1934 në Pogradec. Pas përfundimit të shkollës së mesme mjekësore, punoi në spitalet rurale të Gramshit, Librazhdit, Cërrikut dhe Peqinit. Më pas vijoi studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë. Pas kthimit në Shqipëri, u angazhua në veprimtarinë letrare dhe publicistike pranë strukturave të shtypit letrar të kohës. Krijimtaria e Xhuvanit përfshin tregime, novela, romane, drama dhe skenarë filmash. Ndër veprat e tij përmenden “Kambanat e fundit”, “Midis dy netëve” dhe “Tuneli”....
Burimi:
kultplus.com