Përkujtohet 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane, Baba Mondi: Dëshmi e ringritjes dhe besimit

Përkujtohet 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane, Baba Mondi: Dëshmi e ringritjes dhe besimit

Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane u mbajt Konferenca Jubilare “Traditë, besim, kulturë dhe vizion për të ardhmen”, me rastin e 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane. Në fjalën e tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Baba Dede Edmond Brahimi, u shpreh se kjo ditë shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin bektashian, pasi përkon me tre përvjetorë të veçantë. Sipas Baba Mondit, këtë vit shënohen 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Botërore, 15-vjetori i tij si drejtues i Kryegjyshatës, si dhe 11-vjetori i hapjes së kompleksit. Ai e cilësoi këtë përvjetor jo vetëm si një ditë historike, por edhe si një dëshmi të vazhdimësisë së komunitetit bektashian. “Kjo konferencë zhvillohet në një ditë të veçantë, duke përkujtuar tre momente të rëndësishme, 35 vjetorin e rihapjes së kryegjykatës, 15...