Përkrahje e autorit dhe nxjerrje sekreti hetimor’/ SPAK i shkoi ‘te dera’, Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë

Përkrahje e autorit dhe nxjerrje sekreti hetimor’/ SPAK i shkoi ‘te dera’, Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë

Vlora Hyseni TIRANË- GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e “AKSHI”. Megjthatë, mësohet se masa nuk është ekzekutuar ende. Sipas burimeve, aktualisht drejtoresha e SHISH nuk ndodhet në Shqipëri. Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për dy vepra penale, konkretisht për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Me urdhër të GJKKO, për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” e është pezulluar nga detyra. /ZËRI