Përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Masa disiplinore u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale. Sipas socialistëve, Bardhi dhe Balliu hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve të mazhorancës. Me vendimin e Sekretariatit të Etikës, dy deputetët demokratë nuk do të lejohen të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për një periudhë 60-ditore. Përveç përjashtimit nga aktiviteti parlamentar, masa parashikon edhe ndërprerjen e pagesës së tyre gjatë periudhës së ndëshkimit.
Burimi:
kohajone.com