Përfundon restaurimi i shkollës historike “Ismail Qemali” në Ferizaj

Përfundon restaurimi i shkollës historike “Ismail Qemali” në Ferizaj

Një tjetër objekt me rëndësi historike dhe kulturore i është rikthyer qytetit të Ferizajt. Ka përfunduar restaurimi i shkollës historike shqipe “Ismail Qemali”, përfshirë edhe punimet në ish-konviktin e saj. Ndërtesa, e ndërtuar në vitin 1930, është restauruar duke ruajtur vlerat historike dhe karakteristikat e saj arkitektonike. Me këtë ndërhyrje, Ferizaj rikthen në funksion dhe kujtesë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së tij kulturore, duke ruajtur një objekt që dëshmon historinë dhe zhvillimin arsimor të qytetit./KultPlus.com