Përfundon restaurimi i ish-konviktit të shkollës historike “Ismail Qemali” në Ferizaj

Përfundon restaurimi i ish-konviktit të shkollës historike “Ismail Qemali” në Ferizaj

Pas restaurimit të shkollës historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj, kanë përfunduar edhe punimet në ish-konviktin e saj, bëri të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci. Ndërtesa e vitit 1930, e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore të Ferizajt, ka marrë një pamje të re, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë ruajtur vlerat dhe karakteristikat e saj arkitektonike. Me përfundimin e këtij projekti, qytetit i rikthehet edhe një tjetër aset me rëndësi historike dhe kulturore, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë së tij./KultPlus.com