Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja  shqiptare kaloi në avantazh, në minutën e 29-të, nga një rrëmujë në zonën e letonezëve, ku Cernomordijs shkaktoi autogol. Ndërkohë Letonia barazoi minutat e fundit të pjesës së parë me Cernomordijs, i cili shënoi pas një krosimi nga këndi. Aktualisht, Shqipëria ka 5 pikë në grupin K, duke u renditur në vendin e dytë.
Burimi: Opinion.al