Përfundon ‘era’ Berluskoni, Monza shitet te amerikanët

Përfundon ‘era’ Berluskoni, Monza shitet te amerikanët

Klubi italian i Monzës është shitur nga kompania “Fininvest”, e cila ishte në pronësi të familjes Berluskoni te fondi amerikan “Beckett Layne Ventures”, me seli në Nju Jork. Fininvest S.p.A. dhe Beckett Layne Ventures (BLV) njoftojnë se kanë nënshkruar sot një marrëveshje për shitjen e 100% të kapitalit aksionar të AC Monza te BLV. Transaksioni parashikon një transferim fillestar të 80% të aksioneve këtë verë, ndërsa 20% e mbetur do të shitet deri në qershor 2026”. Me këtë njoftim për shtyp, Fininvest, e cila do të mbajë një përfaqësim në Bordin e Drejtorëve të klubit – në përputhje me aksionet...
Burimi: Sportiim.al