Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune. Pas njoftimit të marrë,në ndihmë të zjarrëfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrëfikëse të Beratit,pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes. Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit,vetëm pas më shumë se 1-ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrëfikëse. Tashmë zjarri është shuar...
Burimi: Javanews.al