Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Fier-Lushnjë, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri
👁11045
Një automjet në ecje tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës, në aksin Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”. Fatmirësisht, shoferi dhe një pasagjer kanë mundur të dalin në kohë nga makina e cila është shkrumbuar pothuajse totalisht. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor.