Përfshihet nga flakët një magazinë në Pogradec/ Jetonte një i pastrehë, ja si paraqitet gjendja e tij (Foto)

Përfshihet nga flakët një magazinë në Pogradec/ Jetonte një i pastrehë, ja si paraqitet gjendja e tij (Foto)

Një magazinë e vogël është përfshirë nga flakë rreth orës 13:40 në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit, ku behet e ditur se në jetonte një i pastrehë, i cili është nxjerrë pa pasur probleme. Sipas informacione janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa pas marrjes së njoftimit menjëherë ka mbërritur në vendngjarje zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë objekti ndodhej në një oborr banese, ngjitur me objekte te tjera ndërsa flakët aktualisht janë neutralizuar. Aktualisht në vendndodhje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.    
Burimi: Sot.com.al