Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në banesë dhe banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Burimi: Opinion.al