Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përfshihet nga flakët furgoni në autostradën Fier-Lushnjë
👁9914
Një furgon është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Paraprakisht burimet bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar. Njoftimi: Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti tip kamioncinë, me drejtues shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.