Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit. Sipas informacioneve të para deri më tani raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa makinat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.  
Burimi: Opinion.al