Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përdorimi i ChatGTP mund të ulë aftësitë e të nxënit
Një studim i ri nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) ngre shqetësime serioze mbi ndikimin e përdorimit të ChatGPT në aftësitë njohëse dhe procesin e të nxënit. Hulumtimi, i kryer nga MIT Media Lab, tregon se përdorimi ekskluziv i mjetit gjenerues të tekstit mund të shkaktojë rënie të angazhimit mendor, përvetësim të ideve sipërfaqësore dhe një lidhje më të dobët me përmbajtjen e prodhuar. Studiuesit ndanë pjesëmarrësit në tre grupe: një që përdorte vetëm ChatGPT, një tjetër që përdorte një motor kërkimi dhe një grup kontrolli që nuk përdorte asnjë mjet ndihmës. Përmes monitorimeve me elektroencefalogram (EEG) gjatë procesit...