Përballë Parlamentit, fishekzjarrët ndriçojnë qiellin mes përplasjes së protestuesve me policinë (VIDEO)
foto nga protesta TIRANË- Përplasjet gjatë protestës kanë vijuar edhe në rrugën 'George W. Bush' përballë Parlamentit, ku protestuesit kanë hedhur sasi të mëdha fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve të Policisë. View this post on Instagram Përveç mjeteve piroteknike, protestuesit kanë përdorur edhe lazerë, duke i drejtuar nga efektivët e vendosur përballë tyre. Zona pranë Parlamentit është kthyer në një tjetër pikë tensioni gjatë protestës, teksa hedhja e vazhdueshme e fishekzjarrëve shoqëron përplasjet me forcat e rendit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai