No Image Available

Perandoria Asiriane, si e shndërruan taktikat ushtarake, në një superfuqi në Lindjen e Mesme

Perandoria Asiriane e ka origjinën në rrjedhën e sipërme të lumit Tigër, midis qyteteve Nimrud, Nineve dhe Ashur, në atë që njihet sot Iraku Veriperëndimor. Pozita gjeostrategjike e saj ishte disi e pasigurt, pasi i mungonin drurët dhe gurët e përdorshëm për ndërtim, por edhe minerali i hekurit për prodhimin e armëve, si dhe stepat për mbarështimin e kuajve. As topografia nuk ofronte pengesa natyrore për pushtuesit. Kjo nënkuptonte se nëse Asiria donte të mbijetonte për një kohë të gjatë, ajo duhej të pushtonte fqinjët e saj. Në shekullin IX Para Erës Sonë, ajo e zgjeroi shumë territorin e saj dhe u shfaq si fuqia dominuese e Lindjes së Mesme. 100 vjet më vonë, në fron u ngjit Tiglat-Pilezeri III. Ai ishte jo vetëm një...