“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK

“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK

Mesazhet e pretenduara mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit Ergys Agasi, të cilat kanë qarkulluar gjatë ditës në rrjetet sociale, nuk rezultojnë në materialet e dosjes hetimore të SPAK, sipas verifikimeve të kryera nga mediat. Bëhet fjalë për një komunikim të pretenduar, ku përfshihet shprehja “Për ty fik radarët”, e cila ka marrë përhapje të gjerë në rrjet. Publikimi i këtyre pretendimeve nisi pas një videoje të nje gazetari në rrjetet sociale. Në video, gazetari foli për komunikime të pretenduara intime mes Hysenit dhe Agasit dhe i paraqiti ato si pjesë të një historie që, sipas tij, lidhej me hetimet. Megjithatë, nga verifikimet e materialeve të dosjes së SPAK nuk rezulton që mesazhet e cituara në video të jenë pjesë e fashikullit hetimor....