Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

Nga Mero Baze Në vitin 1998, ndërkohë që vendi ishte pushtuar nga trazirat e shtatorit, një biznes në rrugën pranë Doganës së Tiranës kishte ulur qepenat dhe kishte shkruar me bojë blu: “Janë të nxëna. Jena qeqenë.” Ishte fjala për disa magazina në krahun përballë doganës, atje ku sot është mbikalimi. Pas disa vitesh u kujtova për fotografinë ndërsa po kaloja aty dhe u bëra kurioz. Shkova pas dhe pashë që ishin disa magazina që shisnin mall. Pyeta kush ishte i zoti dhe e takova. E pyeta nëse kishte pasur probleme disa vite më parë, duke i treguar fotografinë ikonike, të cilën, mos gaboj, e solli në redaksi Lutfi Dervishi. – Jo, – tha, – nuk patëm. E kam shkruar unë atë parullën, se na...