’Për një fjalë goje’, humori dhe absurdi në skenën e teatrit ‘Petro Marko’ ne Vlorë

’Për një fjalë goje’, humori dhe absurdi në skenën e teatrit ‘Petro Marko’ ne Vlorë

Dialogë plot batuta, keqkuptime dhe situata që përshkallëzohen nga një moment në tjetrin shoqëruan mbrëmjen e së dielës në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Komedia “Për një fjalë goje” vendos në qendër të historisë një situatë që nis nga një fjalë e vetme dhe më pas merr një rrjedhë të papritur. Ngjarjet zhvillohen përmes një sërë përplasjesh dhe situatash absurde, duke krijuar momente humori për publikun. Në skenë u ngjitën aktorët Ledion Zoi, Erli Fortuzi dhe Ledio Lako. “Mesazhi i shfaqjes është se si dy njerëz të afërt, siç ndodh kudo në botë, zihen për një gjë të vogël, për një fjalë goje. Ky është edhe titulli i veprës, ‘Për një fjalë goje’. Më pas tregohet se si konflikti i tyre arrin deri në përmasa...