“Për narkoshtetin po bien kambanat”/ Berisha: U mbajtën dy seanca të veçanta për Shqipërinë në KiE

“Për narkoshtetin po bien kambanat”/ Berisha: U mbajtën dy seanca të veçanta për Shqipërinë në KiE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në dy javët e fundit janë mbajtur dy seanca të njëpasnjëshme në Këshillin e Europës që kishin në fokus Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se këto zhvillime ta pashembullta në një hark kohor 3 ditor dëshmojnë interesin e madh dhe absolut të institucioneve kryesore të lirive, të drejtave njerëzore, zgjedhjeve të lira dhe sigurisë në BE. “Kjo javë ishte e paprecedente në 34 vite udhëtim të PD. Këtë javë narkodiktatura e Shqipërisë, e Edi Ramës mori goditjen më të rëndë në tempujt e demokracisë evropiane me dy seancat dëgjimore, në dy tempujt më të mëdhenj të demokracisë në Evropë, të parlamentarizmit në Evropë. Kurrë në 34 vite nuk ka ndodhur asnjëherë dhe për asnjë...