Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë, pagesat me kartë kanë kaluar përdorimin e parasë cash në blerjet e kryera në dyqanet fizike të Eurozonës. Të dhënat vijnë nga studimi Space 2026 i Bankës Qendrore Europiane, i cili analizon zakonet e pagesave të qytetarëve europianë. Sipas raportit, pagesat elektronike përbëjnë 45% të vlerës totale të blerjeve, kundrejt 44% të pagesave me para në dorë. Ky është një ndryshim historik që nga viti 2016, kur nisën të mblidheshin të dhënat. Studimi tregon gjithashtu se 54% e konsumatorëve preferojnë kartat ose mënyrat e tjera elektronike të pagesës, ndërsa 22% preferojnë paranë fizike. Për 23% të të anketuarve, mënyra e pagesës nuk përbën preferencë të veçantë. Ndërkohë, pagesat përmes pajisjeve mobile janë rritur në 9%, nga 6% që ishin në vitin...