Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja
Për herë të parë, Shqipëria do të presë Asamblenë Rajonale dhe Lokale Euro-Mesdhetare (ARLEM), një forum që synon forcimin e bashkëpunimit midis autoriteteve lokale dhe rajonale në vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerëve në Mesdheun Jugor. Gjatë tre ditëve, më shumë se 80 përfaqësues të autoriteteve lokale dhe rajonale do të diskutojnë sfidat e përbashkëta, duke u përqendruar në ndryshimet klimatike, të rinjtë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin euro-mesdhetar. Aktivitetet zhvillohen në datat 26–28 tetor 2026, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe rajonale, institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare. Programi përfshin takime koordinuese, sesione tematike, diskutime mbi zbatimin e Paktit për Mesdheun, ceremoninë e ndarjes së Çmimit ARLEM 2026, për sipërmarrjen e re vendore në Mesdhe si dhe një vizitë studimore dhe kulturore...
Burimi:
javanews.al