“Për Enverin yll e dritë…”/ I kënduan diktatorit? Biblioteka e Lushnjës përgënjeshtron lajmin

“Për Enverin yll e dritë…”/ I kënduan diktatorit? Biblioteka e Lushnjës përgënjeshtron lajmin

Biblioteka e Lushnjës ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, duke deklaruar se pamjet nga aktiviteti janë interpretuar jashtë kontekstit. Në materialin e publikuar, pedagogia tregon një episod nga fëmijëria e saj, në periudhën kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Ajo tregon se ishte nxënëse e shkëlqyer dhe se, pavarësisht biografisë së keqe familjare, prezantonte dhe recitonte poezi në aktivitetet e shkollës. Sipas rrëfimit të saj, pas vdekjes së diktatorit ajo duhej të recitonte një poezi. Babai i saj, i cili kishte pasur babanë të vrarë nga diktatura, e ndihmoi në përgatitjen e poezisë. Ajo shpjegon se e kishte mësuar poezinë përmendësh dhe se kishte frikë se një paraqitje e keqe mund të sillte pasoja për babain e saj, përfshirë rrezikun e burgosjes....