Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare
Eksperti i taksave, Edvin Stefani, ka komentuar problematikën e pensioneve në Shqipëri, duke theksuar se vitet e fundit është bërë një punë e mirë në luftën kundër informalitetit të pagave. Sipas tij, deklarimi i pagave joreale duhet të shërbejë si një kambanë alarmi, pasi zgjidhja e kësaj problematike varet edhe nga përgjegjësia e individëve. Eksperti u ndal edhe te përdorimi i fondeve private të pensioneve, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një sigurie financiare për të ardhmen. Ai shpjegoi se skema e re e pensioneve krijon mundësi për tërheqjen e parave, duke përfshirë edhe përfitime nga trajtimi tatimor, por shoqërohet edhe me kosto të tjera. “Në lidhje me informalitetin e pagave, puna është e mirë vitet e fundit, por brezi aktual i pensionistëve i referohet...
Burimi:
javanews.al