Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe
Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi nga kjo e martë e 1 korrikut. Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale, ku thekson se kjo marrëveshje do të sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet. “Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy...