“Pendël zogu”, tregim nga Mehmet Elezi
Mehmet Elezi Nga Mehmet Elezi 1. Ulur në kafen e vockël, në katin përdhes të një ndërtese me tulla balte, ndoqi për së largëti skenën e mbrame. Pa ia hequr sytë zogut. Qe kafja e parë private e lagjes, e hapur pas përmbysjes së regjimit. Binte në sy blloku i mermertë i kokës së tij të madhe me ballë të naltë, të tejdukshëm. Dhe me kaçurrelat e holluara, aq të brishta sa mund të mendoje se janë flokë bore, prit kur të shkrihen. Po priste shokët për kafe. Patën qenë katër, kishin mbetur tre. Më në fund zogu frushulloi dhe u ul në skaj të tavolinës përballë. Flatrat lëkundën ajrin, shishja e zbrazur e ujit u dridh e ra. Ai mori frymë i lehtësuar. -Biri...
Burimi:
kultplus.com