Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka pritur në takim delegacionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, Kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt. Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, me vendin në fazën përfundimtare të procesit të negociatave për anëtarësimin në BE dhe me një rol gjithnjë e më aktiv në kuadër të NATO-s dhe sigurisë rajonale. Në qendër të diskutimit ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe bashkëpunimi për përballimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e një rajoni të qëndrueshëm dhe të sigurt. Kryetari Peleshi dhe delegacioni amerikan ndanë vëmendjen edhe te përshpejtimi...