Pedro Acosta triumfon në Austri dhe korr fitoren e parë në MotoGP, në podium edhe dy pilotët e Aprilia

Pedro Acosta triumfon në Austri dhe korr fitoren e parë në MotoGP, në podium edhe dy pilotët e Aprilia

20 Shtator 2026 14:45 Telesport Piloti spanjoll i KTM, Pedro Acosta, triumfoi të dielën në garën ne Cmimit të Madh të Austrisë në MotoGP, suksesi i parë i 22-vjeçarit në këtë kategori (pas 55 garash). Në një garë që e dominoi shumicën e kohës, ai bëri një paraqitje të shkëlqyer në pistën e Spielberg. Pasi parakaloi dy pilotët e Aprilia në xhirot e para, Acosta mori kryesimin dhe e ruajti atë deri në fund. Në podium, bashkë me të, u ngjitën edhe dy pilotët e Aprilia, me spanjollin Jorge Martin (vendi 2) që la pa shokun e tij të skuadrës Marco bezzecchi (vendi 3). Vendi i dytë sot në garë i jep mundësi Jorge Martin të mbrojë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në...