Pedagogu: Studentët janë heronj dhe jo shkatërrues, duhet të qëndrojmë deri në fund
Pedagogu Lush Susaj shprehet i bindur se protesta studentore duhet të vijojë deri në fund, duke e cilësuar atë si një protestë ekzistenciale për kombin shqiptar. Susaj kritikoi ashpër diskursin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi luftënxitës dhe shkatërrimtar për kohezionin social e politik të vendit. Duke folur për gjashtë ditët e revoltës studentore, pedagogu hodhi poshtë pretendimet se studentët dhe pedagogët janë përgjegjës për shkatërrimet, duke ia atribuar dhunën veprimeve të policisë dhe mungesës së profesionalizmit të saj. Ai shprehu solidaritet me protestuesit dhe vlerësoi familjet që, sipas tij, kanë rritur të rinj të ndershëm, patriotë dhe të guximshëm, jo njerëz që presin favore nga politika. “Unë kam 141 ditë që qëndroj në protestë. Duhet të qëndrojmë deri në fund. Rrugë tjetër...
Burimi:
gijotina.com