Pedagogët shpallin bojkot pa afat: Nuk duam dialog, por dorëheqjen e Ramës!
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi, ka njoftuar vendimin për bojkotimin e procesit mësimor në të gjitha universitetet e Shqipërisë, në shenjë solidariteti me studentët që prej tetë ditësh protestojnë kundër qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Kovaçi bëri të ditur se vendimi është marrë unanimisht nga Kryesia e Sindikatës gjatë mbledhjes së zhvilluar më 20 tetor, në sheshin e protestës. Sipas tij, bojkoti nis sot dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë. Sindikata argumenton se ky vendim vjen si reagim ndaj mënyrës se si janë trajtuar kërkesat e studentëve, të cilët protestojnë për arsimin, shëndetësinë dhe llogaridhënien e institucioneve. Ndër kërkesat kryesore të Sindikatës janë ndalimi i dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve, hetimi i përdorimit të forcës nga policia dhe...
Burimi:
ntv.al