Pedagogët dalin në protestë, gati për marshimin me studentët

Pedagogët dalin në protestë, gati për marshimin me studentët

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Një grup pedagogësh i janë bashkuar protestës në Tiranë, në mbështetje të studentëve. Organizimi i tyre ka nisur para Universitetit Politeknik të Tiranës. “Bashkohu! Mos qëndro indiferent!”, është thirrja e pedagogëve në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre. Nga ana e pedagogëve është bërë edhe një peticion, ku bëhet thirrje që të dëgjohen kërkesat e studentëve. Rreth 1300 pedagogë raportohet se kanë nënshkruar peticionin, përmes të cilit kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra dhe krijimi i një qeverie kujdestare. Sipas pedagogëve, një qeveri e tillë duhet të garantojë stabilitetin institucional, qetësimin e tensioneve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Nënshkruesit u kërkuan gjithashtu punonjësve të policisë të ndërpresin dhunën ndaj studentëve dhe të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm, duke...