Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PD të pastrohet nga spurdhjakët”, Murrizi “shkrep armët” ndaj opozitës: Revolucion nuk bëhet me vegla politike
Mos u lodhni kot duke menduar se po mashtroni demokratët dhe qytetarët me “revolucione” imagjinare 3D. Asnjë njeri nuk pipëtin, nuk belbëzon dhe nuk flet më për “masakrën” zgjedhore që do të zbulonin gjatë “rinumërimit” nga patronazhistët e Celibashit. A mund të na e thonë këta dy anëtarët e KAS-it, seksualo-bashisto-demokratikas, se kush ishin 48 rilindasit që paguhen prej vitesh në KQZ dhe që bënë “rinumërimin” e rreth 40% të kutive të votimit në Shqipëri, pra të gjitha kutitë e qarkut Tiranë dhe Fier, dhe pjesërisht ato të qarqeve Durrës dhe Dibër? Pse duhet t’u besojë PD-ja më shumë punonjësve...