PD në Kuvendin e Bashkimit të Forumit Shqiptar në Tuz, Kedhi: Bashkimi i shqiptarëve në Mal të Zi, një moment historik

PD në Kuvendin e Bashkimit të Forumit Shqiptar në Tuz, Kedhi: Bashkimi i shqiptarëve në Mal të Zi, një moment historik

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi, së bashku me kryetarin e PD-së Shkodër, Ardit Çylybyli, morën pjesë në Kuvendin e Bashkimit të Forumit Shqiptar në Tuz, me ftesë të zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj. Në një postim publik, Kedhi bëri të ditur se përcollën përshëndetjet dhe urimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për shqiptarët e Malësisë, si dhe mbështetjen e tij të plotë. Ai e cilësoi bashkimin e Forumit Shqiptar si një moment historik për fuqizimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, duke vlerësuar vendosjen e interesit kombëtar mbi dallimet dhe ambiciet personale. Kedhi përgëzoi Forumin Shqiptar për bashkimin dhe Nik Gjeloshajn për zgjedhjen si kryetari i parë i tij, duke theksuar se Partia Demokratike do të jetë gjithmonë një...