PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta e re i shërben interesave elektorale të PS. Edhe qytetarët janë kundër
Të martën parlamenti rinis punimet dhe çështja më e rëndësishme e këtyre muajve duket se do të jetë miratimi i ndarjes së re territoriale dhe shkrirja e 15 bashkive. Për Partinë Demokratike, harta e propozuar nga socialistët në fundin e muajit korrik, që redukton bashkitë nga 61 në 46, është e papranueshme, pasi është hartuar për interesat elektorale të PS-së dhe nuk mban parasysh vullnetin e qytetarëve. “Qëndrimi politik i opozitës dhe Partisë Demokratike është i qartë: nuk e njeh këtë produkt të njëanshëm. Aq më tepër që është një produkt që shkon në drejtim të kundërt me atë që ishin interesat e qytetarëve dhe mendimet e vullneti i tyre i shprehur në 11 dëgjesat e zhvilluara”, tha deputeti i PD Ivi Kaso. Ivi Kaso...
Burimi:
vizionplus.tv