PD: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

PD: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta lidhur me largimin nga detyra të ministres së Shëndetësisë, duke e lidhur dorëheqjen e saj me një projektligj që, sipas tij, synon krijimin e një strukture të re me kompetenca të gjera në sektorin e shëndetësisë. Në një reagim publik, Këlliçi pretendon se projektligji, i cili sipas tij pritet të shqyrtohet në nisje të sesionit parlamentar, do t’i japë agjencisë së re kompetenca mbi ilaçet, pajisjet mjekësore, tenderimet, magazinimin dhe shpërndarjen e tyre. Këlliçi e lidh këtë projekt me biznesmenin izraelit Sani Sanilevich, të cilin e përshkruan si mik të afërt të kryeministrit Edi Rama. Ai ngre gjithashtu pretendime për interesa të biznesmenit në Shqipëri dhe për përfshirjen e tij në sektorë të...