PD çel sot fushatën për 11 majin/ Ilir Meta në qeli, fëmijët e tij pjesëmarrës në mitingun në sheshin Skënderbej

PD çel sot fushatën për 11 majin/ Ilir Meta në qeli, fëmijët e tij pjesëmarrës në mitingun në sheshin Skënderbej

Partia Demokratike do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale në orën 19:00 të kësaj të premteje në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Demokratët kanë trumbetuar praninë e Chris Lacivita në hapjen zyrtare të fushatës, ndërsa aty shihen edhe fëmijët e kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli. Po ashtu, i pranishëm është edhe ish-prokurori Arjan Ndoja, kandidati i Sali Berishës për deputet në Durrës. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar.
Burimi: Javanews.al