
Sentimenti i tregut të Bitcoin prek nivelet më të ulëta në 2 vite
Sentimenti i tregut të Bitcoin ka rënë në nivelet më të ulëta që prej Janarit 2023 sipas firmës analitike CryptoQuant.
Në një raport të publikuar ditën e Enjte, CryptoQuant zbuloi se Indeksi Bull ka rënë në 20, duke treguar vetëm 2 nga 10 indikatorët e territorit bull.
Ky indikator shënon nivelin më të ulët në më shumë se dy vjet dhe qëndron shumë nën pragun historikisht të nevojshëm për të mbështetur vlerësimin e qëndrueshëm të çmimit, tha firma analitike.
Këto të dhëna ngrijnë pyetje për drejtimin e tregut, ku CryptoQuant sheh një trend rënie dhe jo thjeshtë një korrigjim të shkurtër.
Indeksi Bull i firmës analitike kombinon dhjetë indikatorë të që matin aktivitetin e rrjetit, sjelljen e investitorëve, kërkesën për Bitcoin dhe likuiditetin e tregut për të vlerësuar shëndetin e përgjithshëm të tregut.
Historikisht Bitcoin ka pasur nevojë për një indeks 60 për të mbajtur të gjallë shpresat e rritjes ndërsa qëndrimi nën indeksin 40 për një periudhë të zgjatur ka qenë pikënisje e rënies së tregjeve shpjegonte CryptoQuant.
Nëse rezultati “mbetet nën 40 për një periudhë të zgjatur”, kjo mund të sinjalizojë se “kushtet e rënies së tregut” mund të vazhdojnë, duke sfiduar nocionin se tërheqja e fundit e Bitcoin me deri në 23% prej pikut të fundit prej 109,000 dollarësh në Janar përfaqëson një “korrigjim të përkohshëm”, vunë në dukje analistët në raport.
/PCWorld Albanian
Burimi