
Meta AI mbërrin më në fund në Europë
Meta do të sjellë chatbotin e saj AI në Europë pothuajse një vit pasi ndërpreu lançimin e tij në vendet e unionit.
Duke filluar prej kësaj jave, Meta AI do të lançohet në WhatsApp, Facebook, Instagram dhe Messenger në 41 vende Europiane dhe 21 territore përtej kontinentit por përdorimi i tij do të jetë i kufizuar vetëm me tekst për momentin.
Meta AI u lançua në SHBA në 2023. Ndërsa kompania synonte ta sillte asistentin në Europë, Meta ka ndërprerë lançimin e saj në rajon pasi autoritetet Irlandeze të mbrojtjes së të dhënave i kërkuan të ndërpresë trajnimin e tij me përmbajtjet e postuara nga përdoruesit e Facebook dhe Instagram.
Gjithashtu ndërpreu lançimin e modelit të saj multi-modal Llama AI në Bashkimin Europian për shkak të shqetësimeve rregullatorë.
Për momentin, Meta thotë se asistenti i tij i AI do të funksionojë vetëm si një chatbot për përdoruesit në Evropë, duke ndihmuar në zhvillimin e ideve, planifikimin e një udhëtimi ose përgjigjen e pyetjeve specifike duke përdorur informacione nga uebi.
/PCWorld Albanian
Burimi