
Apple adreson një problem kritik sigurie në aplikacionin Passwords
Apple adresoi një problem kritik sigurie në aplikacionin Password në iOS 18.2 i cili për tre muaj qëndroni në iOS 18 dhe ekspozoi përdorues përballë sulmeve phsihing tha vetë kompania.
Aplikacioni Password dërgonte kërkesa të paenkriptuara për logot dhe ikonat që shfaq ngjitur me fjalëkalimet e uebsajteve të ruajtura.
Mungesa e enkriptimit do të thoshte se sulmuesi në të njëjtin rrjet Wi-Fi me përdoruesit mund të ridrejtonte shfletuesin drejt një uebsajtin phishing për të vjedhur kredencialet.
Ky problem sigurie u zbulua nga zhvilluesit në Mysk. Në përshkrimin e videos më poshtë në YouTube që demonstron gabimin, Mysk shkruan se për herë të parë raportoi dobësinë në shtator.
Apple përshkruan të njëjtin gabim në përditësimet e përmbajtjes së sigurisë për Mac, iPad dhe Vision Pro gjithashtu. /PCWorld Albanian
Burimi