Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Patëm mundësi për të zgjidhur ndeshjen”/ Flet lojtari serb: Në Beograd u tregojmë se jemi ekip më i mirë
👁8929
“Kjo ndeshje kishte shumë energji. Kishim nevojë për pak më shumë qetësi, nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, e patë se si ishte atmosfera që nga himni kombëtar deri në fund. Nuk kishim ritëm të mjaftueshëm, na mungonte edhe freskia edhe pse patëm dy ose tre raste në pjesën e dytë që mund t’i kishim zgjidhur. Maksimovic, lojtari i Serbisë komentoi barazimin pa gola ndaj Shqipërisë. “Gjëja më e rëndësishme është që ata të vijnë në Beograd dhe t’u tregojmë se jemi një ekip më i mirë, siç treguam sot, të fitojmë tre pikë”– tha Maksimovic.