Pastrim parash dhe trafik droge/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”

Pastrim parash dhe trafik droge/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”

Nexhmedin Danaj, pronari i “Vlora Cable”, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim për pastrim parash dhe trafik droge. Emri i Nexhmedin Danajt doli në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar nga SPAK dhe autoritetet italiane kundër grupeve për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Në kuadër të operaciont “Ura”, “Vlora Cable”, në pronësi të Danajt, si dhe biznesi “Dubai Inn”, u vendosën nën sekuestro. SPAK njoftoi se hetimet, të zhvilluara gjatë viteve 2020–2025, dokumentuan 40 episode të trafikut të narkotikëve, përfshirë raste të trafikimit të kokainës dhe heroinës. Në total, operacioni çoi në 52 masa sigurie në Shqipëri dhe Itali, ndërsa u sekuestruan pasuri, kompani, automjete dhe shuma parash që dyshohet se kanë lidhje me aktivitetin kriminal. Hetimet ndaj Danajt vijojnë,...