“Pasqyrë Albania”, Rama: Qytetarët do të kontrollojnë shtetin në kohë reale
Nga mbledhja e grupit të PS, Edi Rama u ndal sërish te platforma Pasqyrë Albania, e cila synon të ndjekë në kohë reale problemet e qytetarëve dhe tu japë zgjidhje brenda dy javësh. Ai tha se përveç qeverisë, pjesë e saj do të ishte mirë të bëheshin edhe pushteti legjislativ dhe ai gjyqësor, por theksoi se kjo gjë është tërësisht vendimmarrje e tyre. “Pasqyrë Albania është hapësirë e re ku falë teknologjisë dhe mundësisë së jashtëzakonshme që na jep në këtë fazë të zhvillimit tonë IA, mund të bashkëjetojnë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e plotë e çdo qytetari për të kontrolluar shtetin e vet, për ta pyetur shtetin dhe për të kërkuar mbështetje nga shteti. Do jetë hapësirë ku qeveria...
Burimi:
argjiroja.net